Damiano, Musa dhe partneret e tyre duket se nuk i pëlqejnë gjestet e Danjelit, duke i vlerësuar si cinike ato.

Ata kanë vendosur që të përdorin “gjuhën” e tij kundër tij, madje edhe paksa më tepër.

Teksa ata janë duke biseduar, pranë tyre ka shkuar Danjeli, i cili ka tentuar që të nisë një bisedë me ta, por ka dështuar pasi Damiano i ka hedhur shapkën dhe i ka thënë “fol me të, se me të merresh vesh”.

Një veprim të cilin e kishte planifikuar më herët që ta bënte bashkë me Musën.