Damiano hyn në shtëpinë e beqarëve duke i habitur që të gjithë. I pari që e priti ishte Liridoni dhe më pas Armela.

Banorët e tjerë u habitën me hyrjen e beftë të tij dhe kërkojnë të dinë se çfarë ndodhi, sepse ata vetë kujtojnë se ai ka dalë një javë më parë.

Damiano e kishte përgatitur përgjigjjen, sigurisht pa u treguar të tjerëve për ekzistencën e një shtëpie tjetër, apo edhe që doli si pasojë e vendimit të Donjetës.

“Isha një javë në izolim. Të nominuarit i çonin një javë në izolim”, u thotë ai banorëve të tjerë.