Damiano i thotë Kleodianës dhe Liridonit se “ka hequr dorë” nga Armela, ndërsa Dona i duket shumë pozitive.

Ai thotë se e ka kuptuar lojën e Armelës, që sipas tij, bën thashetheme lart e poshtë.

“Mos më bëjë mua Armele thashetheme lart e poshtë, por ty dua të të them bravo që ke kapur si shoqe Donën sepse është shumë njeri pozitiv”, i thotë ai.

Kleodiana i rrëfen Damianos se Armela nuk e pëlqen më atë.

“Unë kam hequr dorë, kaq po të them, kam hequr dorë nga Armela dhe Dona më pëlqen shoqëria me të”, thotë ai, duke kritikuar vajzat që sipas tij nga katër vetëm dy janë aktive.