Benardi ka përqeshur Armelën dhe kjo gjë e ka acaruar Damianon, duke u ndjerë i ofenduar.

“Ai që ofendon ka ofenduar veten në radhë të parë. Kjo ështe hera e tretë që e bën me ty. Ti i the për topin pse duhet të të përqeshi ty ai. Burrërinë ta tregoi me ushqimin dhe me muskujt e barkut ai dhe jo me ty”, i thotë Damiano Armelës.

Më pas, ai shkon dhe kërkon sqarime te Benardi. “Të duket normale ty ta përqeshësh Armelën?”, i thotë Damiano. “E përqesha me të drejtë”, reagon Benardi.

“Cfarë bëri ajo që ti duhet ta përqeshje patjetër atë. Ti nuk je askush të më tregosh mua se si e mbroj unë partneren time. E ke bërë tre herë të njëjtën gjë dhe unë i mbaj mend gjërat. Kur kjo të thotë ty, Benard të lutem mos luaj me top sepse ne kemi provën e javës. Unë nuk e shoh fare të arsyeshme që ti të bësh këtë gjë. Burrërinë mund ta tregosh te muskujt tek ushqimi dhe te partnerja jote. Të lutem shumë mos e përqesh më sepse në radhë të parë nuk je burrë”, i thotë Danjeli Benardit.

“Nëse unë nuk flas me personin në fjalë nuk flas me ty”, reagon Benardi.