Damiano: Bravo Vin Tirana, dole gangster!

Pas sherrit me Ervinin, Damiano flet me Liridonin. Ky i fundit i kërkon që të jetë më gjakftohtë dhe të mos u kushtojë rëndësi atyre që thotë Ervini.

Damiano nuk është dakort.

“Jo mo, si të qetësohem unë?! Të vijë ai, të më pështyjë dhe të më thotë ta ha gurmazin?!”, i thotë ai Liridoni.

Mes zënkës së tyre u fut Liridoni, që kërkon të shuajë gjakrat. Damiano këmbëngul në të tijën.

“Bravo Vin Tirana, dole gangster”, i drejtohet ai Ervinit.

“Po pate mundësi mos e përmend me emrin tim këtu, dakort?!”, i kthehet Ervini.