Bisedës ‘private’ të Damianos me Fotininë i bashkohet edhe Donjeta. Damiano i thotë se mund të qëndrojë se është ‘e afërt’, ndërkohë që Damiano shpreh xhelozinë e tij për raportin mes Fotinisë dhe Ervinit.

“Të pashë që i dërgove një puthje Ervinit dhe mbasë është virtualiteti i xhamit, por kur nis diçka me dikë, supozohet që biseda merr sens tjetër”, i thotë ai.

Fotinisë i duket i pakuptimtë diskutimi.

“Nëse unë jam keqkuptuar të them më fal, nëse ti e bën edhe me Ervinin”, i thotë ai.

Fotinia i përgjigjet se nuk ka nisur asgjë me asnjërin prej tyre, as me Damianon, as me Ervinin.

“Ça kemi nisur bashkë, një njohje pak a shumë. Unë nuk di fare asgjë rreth teje dhe ti asgjë rreth meje. Unë as me Ervinin nuk kam nisur gjë. Siç unë pranove puthje të Ervinit e të Benardit të dërgova edhe ty. Unë nuk kam dërguar, thjesht kam pranuar, ty të kam dërguar se e pashë që u mërzite, por nuk ka asgjë për t’u mërzitur”, i thotë ajo.