Damiano i thotë Armelës se e kupton atë që ajo po bën me Olsin.

“Të kam thënë tre herë kujdes nga një person i caktuar. E kuptoj tendencën e tij, por ki kujdes. Ec me hap të caktuar”, thotë Damiano.

Armela betohet për vëllanë. “E kuptoj që ty të pëlqen qendra e vëmendjes, por ki kujdes, rri aty ku je sepse unë po mundohem ta nxjerr pozitive situatën, në këtë rol je shumë mirë, por kaq, mos jep më shumë. Kyçi në këtë situatë nuk je ti, por ai. Ai po të përdor ty për të marrë vëmendjen e javës nëpërmjet teje. Unë kam akumuluar përgjigjen për të shtunën”, i tha Damiano Armelës.