Damianos i ka sosur durimi me Armelën dhe i kërkon shpjegime se përse ende nuk ka folur me Olsin në lidhje me ngacmimet që ky i fundit i bën.

“Më thuaj tani se çfarë do të bëhet?”, e pyet ai me një ton më të ngritur zëri.

Armela i thotë që nuk ka bërë asgjë, por shton se ndjehet fajtore, ndërsa Damiano këmbëngul.

“Më dëgjo mua! Lëri provokimet kundrejt atij për ta bërë atë më ashtu. Këtë bëj ti!”, i thotë Damiano.

Armela i kundërvihet.

“Ti ke edhe një problem tjetër. Kur unë të tregoj se çfarë kam folur me të, ti vjen e më jep këshilla me provokime, tendenca e të tjera”, i thotë ajo.

Armela i thotë Damianos se me këshillat për “t’u sqaruar njëherë e mirë me Olsin dhe me tjetrën për ta provovokuar për debat”, po bie në kundërshtim me veten.

“Nëse ke një situatë me atë do ja tregosh vendin”, këmbëngul Damiano.

Armela i kërkon që të ulë tonin e zërit dhe pranon fajin.

“Përderisa po më thua mua që do marrin valixhet do ikim, i bie që një ka faj dhe përderisa ti nuk ke faj, është faji im”, thotë ajo.