Damiano e ka të qartë, kur të vijë koha për të nominuar të shtunën, ai një emër e ka gati dhe ai emër është i Armelës.

Ai e akuzon atë se merret gjatë gjithë kohës me thashetheme dhe se flet pas krahëve keq kundër tij dhe këtë nuk ja thotë Armelës, por Liridonit dhe Kleodianës.

“Armela ka për të qenë nominimi im i parë. Kisha të tjera emra, por me këtë që më the…”, i thotë ai Kleodianës.

Kleodiana u tregoi dy djemve se në banjo e kishte kapur veçmas Armela që e kishte këshilluar që të mos kishte shumë besim tek banorët e tjerë, veçanërisht tek Damiano.