Fotinia e Danjeli përzihen shumë pak me pjesën tjetër të finalistëve, duke i dedikuar më shumë kohë njëri-tjetrit në këto ditë të mbetura të këtij edicioni të Big Brother.

Fotinia ndjehet akoma edhe më e sigurt se ata do të jenë çifti fitues i këtij edicioni, ndërsa shprehet se ka parë si rival direkt çiftin e dalë këtë të shtunë, Dona-Musa.

Këtë ajo e shpreh me fjalë me nënkuptime teksa bisedon me Danjelin. “E di ti se po të ishte Musa këtu, do isha…kshu”, thotë ajo duke tundur kokën, e më pas shton “Ndërsa tani jam shumë më… shumë herë më shumë… si ta them…”, thotë ajo.