Pavarësisht debateve dhe madje edhe fyerjeve ndaj njëri-tjetrit, ardhja e cigareve i ka bërë bashkë Ervinin, Kein dhe Damianon.

Për një pjesë të madhe të ditës, ata u detyruan të rezistonin pa cigare, por menjëherë me ardhjen e tyre ata dolën në oborr së bashku për të tymosur.

“Këtu inatet po merren keq, dje e kuptova sensin. Secili duhet ta kuptojë që të mos arrijmë në atë pikë që kaluam dje”, thotë Ervini.

Më pas, të tre ata ulen bashkë. “Na ra në kokë”, thotë Ervini. “E vërtetë”, përgjigjet Damiano.