Në javën e dhjetë, Big Brother ka vendosur të ndryshojë timonin e lojës dhe t’u japë një tjetër mundësi banorëve.

Më saktë, çiftet e shtëpisë do të vendosen përpara një zgjedhjeje të vështirë, një zgjedhje që interpetohet si një mundësi për lojtarët e vërtetë brenda në shtëpi.

Big Brother do t’u propozojë çiftet që të zgjedhin nëse do të duan të vazhdojnë lojën çift, apo në këtë pikë të lojës, kur ka mbetur edhe një muaj nga nata finale, do të zgjedhin të vazhdojnë garën për 100 milionë vetëm.

Çifti i opinionistëve për këtë javë është Leonard Bombaj dhe Esmeralda Blaceri.

“Shumë intriguese kjo sfidë”, komentoi Bombaj vendimin e Big Brother për t’u propozuar banorëve nëse duan ta vazhdojnë rrugën e mbetur vetëm.

Për momentin, banorëve iu komunikua nga Arbana pas përshëndetjes që Big Brother ka vendosur për t’u dhënë një mundësi, pa i vënë në dijeni për më shumë gjëra.