Ideja për të vijuar lojën të ndarë, duket se nuk ka qenë edhe aq e mirë për Elsamedin, edhe përse ishte ai i pari që e kërkoi një gjë të tillë.

Lidhja e tyre, edhe pse është në fillesa, duket se nuk ka shumë ndjenja, kjo vihet re më së shumti nga Ambra, e cila duket se nuk është shumë e dedikuar në lidhje.

Edhe para ndarjes për garën për çmimin e madh mes tyre nuk kishte shumë ndjenjë, fakt që e ka pranuar edhe Ambra teksa ka deklaruar shpesh herë që për Elsamedin ka vetëm një pëlqim.

Por situata e fundit e vë shumë në pikëpyetje se edhe ky pëlqim është më apo jo. Elsamedi tregohet mi dashur, duke e puthur, ndërsa ajo qëndron stoike. Edhe kur Elsamedi i kërkon që ta përqafojë, vjen një përqafim i ftohtë.