Buxheti bëhet shkas për debate te djemtë

Te djemtë debatet duket se janë të forta dhe këtë herë shkas është bërë buxheti.

Ata nuk ka gjetur një gjuhë të përbashkët për listën e ushqimeve. Djemtë po mendojnë organizimin e një feste dhe për këtë mendojnë të fusin në liste edhe zbukurime për ambientin, si trëndafila e tullumbace, por kanë një ide të marrin edhe verë. Por jo të gjithë kanë qenë në të njëjtin mendim për këtë.

Danjeli nisi të debatojë me Benardin, i cili kërkon që t’i dëgjohet fjala.

Danjeli: Çfarë do ti? Çokollata?

Benardi: Duhet të më dëgjoni dhe mua.

Danjeli: Balonat janë interesante, por çokollatat shkruaji me të mëdha.

Ndërkohë që Ervini sheh edhe një herë listën, Danjeli i drejtohet Benardit duke i thënë se ka punuar në lokal dhe e ka idenë në lidhje me bërjen e listës.