Brunet: Të fusim në sherr vajzat e reja

Tre Brunet, Armela dhe Sidrita së bashku me Xhenin që i dëgjon dhe nuk komploton, kanë vendosur që të fusin sherr dy vajzat e reja për të parë se si do të sillen ato kundër njëra-tjetrës.

Sidrita ngre dyshimet se dy vajzat e reja njihen nga jashtë, ndërsa Armela thotë se do u flasë keq gocave për njëra-tjetrën.

“Donës i fola keq për Kleodianën. I thashë mos u merr me atë se edhe ato dy gocat e tjera në fillim u bën bashkë. Ishin sa ishin shoqe pastaj u kapën për hiçgjë dhe dolën të dyja”, u shpreh Armela, duke shtuar se përsëri Dona nuk e shau Kleodianën.