Biondet në shtëpi, Xheni dhe Armela nxjerrin përfundime

Xheni dhe Armela folën në dhomën e cigares dhe mbi marrëdhënien dhe qëllimin e sjelljeve të biondeve në shtëpi.

Xheni thotë se Fotinia kërkon që të bëjë vetë punët dhe në një moment të dytë ta përdorë këtë gjë.

Pas kësaj, ato komentojnë dhe sjelljen e saj me Danjelin dhe Donjetën. Fotinia ka shprehur se pëlqen Danjelin, por nuk i ka thënë asgjë atij pasi mendonte se Donjeta dhe Danjeli kishin diçka më shumë se shokë. Pasi kjo situatë u sqarua vajzat mendojnë se kjo është lojë e Fotinisë.

Xheni thotë gjithashtu se Fotinia nuk ndihet mirë që Donjeta dhe Damiano kanë filluar të kenë një komunikim shumë të mirë bashkë.

Vajzat ndërpresin thashethemet sa herë që pranë tyre afrohet Donjeta ose Fotinia.