Olsi dhe Fiorentina kanë qenë pa dyshim një nga çiftet më të përfolur të ‘Big Brother 9’. Të shumtë janë ata që kanë qenë skeptikë për marrëdhënien e tyre, por me fotot e fundit të postuara nga ata, çifti ka hedhur poshtë thashethemet nga gojët e ‘liga’.

Olsi është takuar me familjarët e Fiorentinës, për të festuar ditëlindjen e bashkëshortit të motrës së Fiorentinës, shkruan Who. Ai ka postuar foto me çiftin dhe Fiorentinën, e po ashtu me nipin e saj, vogëlushin Noah, me të cilin u njohur dhe gjatë spektaklit, kur ai i bëri surprizë teze Fiorentinës.