Musa, bashkë me vëllain dhe mamanë nuk ka pasur një jetë të lehtë. Kjo edhe për shkak të divorcit të prindërve dhe vendimit të mamasë së tij për të siguruar jetesën me dy fëmijë të vegjël në bregun matanë Adriatikut, në Itali, ku e patën jo pak të lehtë.

Pavarësisht të gjitha vështirësive ai është formuar si një djalë i mbushur me energji dhe jetë, por mungesa e një figure atërore mund të kenë lënë një shenjë në jetën e tij, pasi ai prej vitesh nuk e shikon babain e tij.

“Vëllai i Madh” është kontaktuar pikërisht nga babai i Musës, i cili përmes një klipi uron djalin e tij dhe shprehet se është krenar për të, por gjithashtu kërkon edhe që të mos harrojë kurrë babain e tij.

“Një ditë nuk e kam harruar babain tim. Edhe për atë që ka ndodhur e kam menduar gjithmonë, se kam gjykuar për atë që ka bërë. Edhe 100 vjet të kalojnë s’do ta harroj kush është babi im. Asnjeherë!”, u shpreh Musa në përfundim të klipit, duke shtuar se kur të dalë nga “Big Brother” gjëja e parë që do të bëjë është të takojë babain e tij.

“Ti tregoj se nuk e kam harruar kurrë, nuk dua falje nga ai, unë i kërkoj falje atij. Shpresoj që ai të mos më gjykojë për këto gjera, kam për të kërkuar falje, në jetë gabojmë shumë, jo vetëm ai, por të terë”, tha më tej Musa.