Lupçe dhe Katerina kanë dhuruar shumë të qeshura në shtëpinë e Big Brother, e për këtë arsye “Vëllai i Madh” ka organizuar një spektakël brenda shtëpisë.

E ky spektakël është dhuruar nga aktorët e “Big Bastards”, të cilët i kanë ndjekur hap pas hapi banorët, duke dhuruar çdo të shtunë një tjetër “show”, por në formë satirike.

Por kjo nuk ka qenë surpriza e vetme për çiftin Katerina-Lupçe, pasi të dalin nga shtëpia e Big Brother ata do të shijojnë një javë pushime në Antalia të Turqisë.