Big Brother vendosi që mbrëmjen e sotme t’u komunikojë banorëve në shtëpinë e beqarëve të vërtetën mbi lojën.

Atyre ju komunikua se deri tani nuk kanë hyrë ende në realit show-n Big Brother dhe se ende nuk janë bërë pjesë e konkurrentëve për të fituar çmimin e madh, i cili këtë edicion do të fitohet jo nga një person, por nga një çift.

Më pas, atyre u vendoset një klip me momentet dhe afrimi që djemtë kanë pasur me vajzat dhe lidhjet midis tyre.