Xheni-Benard kanë dhënë përshtypjen se e pëlqejnë njëri-tjetrin, por ndërsa për djalin nga Laçi ndjenjat janë të qarta, për vajzën e rritur në Itali gjithçka është ende e turbullt.

Pasi janë shtrirë në krevat, Benardi tenton ta puthë në buzë, por Xheni i vë dorën para duke e ndaluar. Pas këtij veprimi Xheni ngrihet të largohet, por ai nuk e lëshon duke i kërkuar që të qëndrojë.
Ai kërkon të sqarohet ne Xhenin, por ajo tashmë është e mërzitur dhe i thotë edhe ato që ka përbrenda.

“Ti më thua mos bëj këtë, mos bëj atë. Jemi afruar me njëri-tjetrin, në rregull, por edhe kjo mos fli këtu, mos fli me këtë me atë. Unë jam person i lirë nuk merr asgjë prej meje kështu duke më ndaluar”, i thotë ajo.

Pasi largohet nga ai, Xheni shkon tek dyshja Musa-Dona tek të cilët ankohet për Benardin. “Është shumë tip i ngjitur, nuk më pëlqen”, thotë ajo, duke shtuar më pas se “Unë nuk dua të lidhem me zor. Ia kam thënë disa herë që duhet të jesh më i hapur në mentalitet, por ai hiç”.