Si lider i shtëpisë së bashku me Xhenin, Benardi mblodhi banorët për të folur në lidhje me ndarjen e detyrave dhe punëve të shtëpisë, por diçka nuk shkoi siç duhet.

“E lamë dje që të fillonim punët pas drekës, unë dhe Xheni nuk hëngrëm me ju se ashtu ndodhën ca gjëra dhe kërkoj falje. Nëse jeni dakort të gjithë të nisim punët tani”, thotë Benardi.

Por Xheni ja prish planin.

“Gjërat nuk kanë shkuar siç kam vendosur unë. Nesër është ditë e re dhe e pastrojmë nesër nëse jeni dakort”, thotë ajo.

Më pas, të gjithë bien dakort që punët të shtyhen, ndërsa Olsi i thotë çiftit lider që po e përjeton shumë keq punën e “lidershipit”.

Kaq mjaftoi dhe Benardi përlotet, ndërsa Armela përgjegjës për këtë sheh gjithë banorët.

“Do ta bëjmë më të lehtë se ta kemi bërë malore”, thotë ajo, ndërsa Danjeli habitet nga përlotja e Benardit.

“Nuk ka lidhje, jemi të acaruar”, thotë lideri.

Më pas, të gjithë banorët ngrihen me radhë dhe e përqafojnë për ta ngushëlluar.