Pas debatit me Damianon, Danjeli del në oborr ku i bashkohet Olsit dhe Benardit. Ai nis të flasë me Olsit për Damianon, por në një moment reagon Benardi dhe mes të dyve nis një debat.

Danjeli komentoi marrëdhënie e Damianos me Musën, duke thënë pavarësisht debatit që patën në fillim me njëri-tjetrin. Benardi thotë se Danjeli ka rastin e tij me Kein. Por kjo gjë sigurisht që nuk i pëlqeu aspak atij.

“Nëse e thua diçka dhe nuk di ta komentosh, më mirë mos e thuaj fare”, i thotë Danjeli Benardit. Më pas Danjeli largohet, por në krah atij i del Xheni, e cila reagon ndaj partnerit të saj Benardit.

“Kei ka thënë një fjalë ndaj tyre, por më pas ajo u kërkoi falje. Nuk kishe pse ta thoshe atë fjalë”, i thotë Xheni Benardit.