Musa dhe Benardi kanë pasur shpesh mosmarrëveshje brenda shtëpisë së Big Brother, por një foto e postuar nga Musa tregoi se ata kanë mbetur shokë dhe i kanë harruar inatet e vjetra. Por nuk qenka kështu.

Pas sherrit mes Donës dhe Xhenit, as Benardi nuk e toleron më Musën. Në një postim ai ka shkruar se Musa ka bërë gabime e duket se Benardi nuk do t’ja falë.

“Ka ndodh ça ka ndodh dhe janë të gjitha të vërteta, por dashuri mes miqsh nuk ka, pavarësisht se ai ka postu foton me mua dhe unë nuk isha në dijeni. ai ka bërë gabime dhe nëse nuk i ka kuptuar, do t’i kuptojë”, shkruan Benardi.