Benardi bën debat me Xhenin se ajo nuk e përfill në menaxhimin e punëve të shtëpisë.

“Nëse vjen dhe më respekton mua, unë të jap të drejtën që t’i bësh gjërat si do ti”, i thotë Benardi.

Benardi kërkon respekt nga partnerja e tij. “Unë nuk e dua fare liderin. Ti duhet të më mbash respektin e parë”, thotë ai.

Benardi shkon dhe “qahet” te Fotinia që i thotë të shkojë dhe të ulet ai i pari.

Benardi imiton Xhenin duke i kapur dorën Fotinisë dhe e puth siç i bën Xheni. Fotinia qesh. “Ik tani, pajtohuni”, i thotë liderit.

“Ajo do ta lësh të lirë”, thotë Benardi. “Është mësuar ashtu ajo”.