Armela dhe Benardi vazhdojnë të diskutojnë dhe bëjnë batuta me njëri-tjetrin në dhomën me pikëpyetje.

Në diskutim e sipër, Armela i thotë se Xheni ka të drejtë që i ka ngjitur emrin “Majmun” dhe më pas që të dy diskutojnë për ndodhitë në shtëpi.

“Të pëlqen?”, e pyet Armela në një moment.

“Po! Më shumë kjo se ti”, ja kthen ai.

“E kuptove atë që të thashë mbrëmë?”, e pyet Benardi Armelën.

“E kuptova. E kishe për Liridonin?”, thotë ajo.

Por Benardi i thotë që nuk bëhet fjalë për Liridonin.

“Unë të thashë që sa herë ti më jep një puthje mua, plas një zemër edhe këtu brenda edhe jashtë, nuk e kisha për një person të caktuar”, i shpjegon Benardi.

Benardi është kurioz të dijë se çfarë tipi e konsideron veten Armela, por ajo e shmang këtë pyetje dhe i thotë se Liridoni e ka qejf.

“Shumë mirë që të ka qejf, që mos ngelësh vetëm”, ja kthen Benardi.

Gjynah, i thotë Armela, duke shtuar se vetëm ka hyrë në shtëpi dhe vetëm do të dalë.

“Tek do të dalim të gjithë, se s’ka sesi, sepse atë do e lësh këtu brenda”, i thotë Benardi, një fjali që nuk ja mbushi mendjen Armelës.

“Ti tek?! Ose do të më lërë ai mua këtu, ka shumë mundësi”, i thotë ajo.

Benardi thotë se Armela nuk pretendon të gjejë një djalë më të fortë se veten brenda shtëpisë.