Benardi mendon se Damiano bën si i zgjuar brenda shtëpisë, por në të vërtetë nuk është i tillë.

“Vjen fut 2-3 mendime në një debat dhe ikën e i duket vetja inteligjent, por nuk është inteligjent”, i thotë ai Musës dhe Olsit.

Benardi vazhdon të këmbëngulë se planifikime që bën Damiano së bashku me Kein dhe Danjelin i dëmton ata dhe i kërkon Musës që të mos trembet nga fakti që i sheh ata si grup dhe që të mos shprehet shumë sepse banorët e tjerë mund të ndikohen.

“Më mirë të mos i thuash këto gjëra se dikush mund të ndikohet”, thotë ai.

Musa thotë se këtë ja ka thënë vetëm atij dhe Olsit dhe se nuk beson që ata dy të ndikohen nga këto fjalë.

“Po mundohen që të formojnë një grup, por nuk funksionon gjithmonë kështu. Funksionon më shumë një lidhje që flasim pak e saktë sesa kur bëjmë sherre dhe shahemi”, thotë lideri Benard.

Olsi mendon që duhet t’i injorojnë këto biseda dhe të mos bien pre e provokimeve të tyre.