Damiano ka qenë një ndër banorët më të përfolur të Big Brother dhe vazhdon ende të komentohet. Edhe pse nuk ndodhej në Post Big Brother, emri i tij u lakua nga Kei e cila e mbrojti gjatë bisedës ndërsa Arbana iu kthye kundër.

E irrituar moderatorja i tha Keit se s’duhet ta mbrojë Damianon duke thënë se ai është provokator.

“Kur doli Damiano mori ajër tjetër shtëpia”, tha Arbana.”Ishin më të qetë banorët”, shtoi ajo.

Ndërsa Musa tha se nuk i krijonte Damiano situatat, por banorët vetë. “Damiano ishte shumë i zgjuar dhe i shfrytëzonte situatat”, tha Musa.