Banorët: Këtë javë hyjnë dy çifte të rinj

Në shtëpinë e çifteve banorët diskutojnë për mundësinë që të shtunën në shtëpi të hyjnë konkurrentë të rinj.

“Javës tjetër do të vijnë dy çifte. E vdekme, nuk bëhet fjalë”, thotë Ademi.

Edhe Denisi beson se do të ketë banorë të rinj.

“Një çift po e po njëherë”, thotë ai.

Më pas, ata diskutojnë për ambientet e shtëpisë dhe që të gjithë janë në mëdyshje nëse ka ambiente të tjera apo jo.

Ata janë të gjithë të bindur se ky Big Brother ka konkurrentë vetëm çifte, duke qenë se nuk janë në dijeni të shtëpisë së singelave.