Ndërsa kanë mbetur edhe 2 ditë nga nata gjysmëfinale e këtij edicioni të Big Brother, banorët diskutojnë për skemën që “Vëllai i Madh” mund të përdorë për përcaktimin e finalistit.

Ata dyshojnë se gjatë spektaklit të së shtunës do të ketë serish një eliminim të dyfishtë.

Por ndërsa pothuajse të gjithë bien dakord me idenë se do të ketë eliminim të dyfishtë biseda vijon se kush do të jenë në finale tre çifte apo 2 çifte dhe Ambra.

Dona instinktivisht shprehet se beson se në finale do të jenë tre çifte, fjali e cila eliminon mundësinë që Ambra, shoqja e saj, të jetë në finale.

Por ndërsa kap gabimin që ka bërë me shoqen e saj, ajo mundohet ta rregullojë duke shtuar fjalën “Edhe Ambra”. Kjo e fundit e merr me sportivitet dhe i thotë “Faleminderit shoqja ime e ngushtë”.