Danieli dhe Fotinia janë vendosur shpesh në pozicionin e analistëve duke komentuar lojën e banorëve të tjerë, por edhe të tyren, sikur janë një palë e tretë.

Edhe mbrëmjen e kaluar pas përfundimit të spektaklit, ata kanë bërë të njëjtën gjë, por këtë herë kanë analizuar me pak minuta njohjeje banorët e rinj.

Danjeli thotë se vetëm Gastarja duket e fortë, jo partneri i saj, të tjerët thotë janë “llaka-llaka”, për Ambrën thotë se mund t’i sjelle vërdallë si çift, dhe thotë se Musës do t’i “bjerë” fort se nuk merret dot me llaka-llaka.

Fotinia e pyet nëse kanë gabuar me Musën dhe Danieli i përgjigjet “fare”.