I nisi Fiorentina ngacmimet me Elsamedin dhe më pas banorët u përfshinë në një debat me tone të ngritura ndërsa ishin duke ngrënë.

Musa dhe Enida kërkojnë që të hanë një herë dhe pastaj të diskutojnë e debatojnë, por situata acarohet dhe shkon më tej. “Jeni bërë grup ju”, i thotë Fiorentina Elsamedit ndërsa Musa i kërkoi që të flisnin më vonë.

Më pas, përfshihet edhe Danjeli dhe më tej edhe Fotinia e cila kapet me Musën. “Mos fol ti, pasi nuk ishe ti personi që u zgjove”, i thoit Musa Fotinisë.

Ndërsa Fiorentina vazhdon me Elsamedin. “Unë jam femër, mos u krahaso me mu se i bijë te jesh femër. Është hera e dytë që të kam thënë e ke shpellën e madhe. Më ke tromaksuar mbrëmë”, i thotë Fiorentina Elsamedit.