Olsi, Danjeli dhe Benardi kanë diskutuar me Ervinin për sherrin që ky i fundit pati me Damianon.

Danjeli i tha Ervinit që të mos merret me Damianon. “Ai e ka në plan”, thotë Danjeli.

Benardi thotë se Damiano kërkon të “gërricet”. Ne të tre e dimë shumë mirë situatën. Ai kërkon të gjejë persona për t’u gërricur, pasi mendon se këtu fiton ai që bën debate”, thotë Benardi.

“Kur tjetri të thotë më fal dhe më pas s’të jep dorën e ka persona. Kur të vijë momenti të ndërhyjë te mua, nuk ka shanse kur flas unë fare”, shprehet Olsi.