Benardi u thërrit në dhomën e rrëfimit, ku pasi u njoh me momentet e dobta gjatë javës së parë në Big Brother u njoh me një klip të të atit.

Babai i tij ndodhej i ftuar në studio, nga ku i përcolli të birit një mesazh e këshilë.

“Damiano të kërkoi falje dhe ashtu siç të kam mësuar unë, unë mendoj se duhet ta falësh. Gjesti i tij nuk ishte i pranueshëm, por në të tilla rrethana në atë shtëpi edhe ndodh”, porositi ai.

Benardi pranoi të zbatojë këshillën e të atit dhe premtoi që gjesti i Damianos ndodhi njëherë, por nuk ka për të ndodhur më.