Armela-Xheni: Nuk i flasim më Damianos, për të vetëm Kleodiana

Xheni nuk i ka marrë për bazë këshillat që i ka dhënë Damiano rreth Armelës, madje ka vepruar në të kundërt e tyre, duke ia treguar gjithçka asaj.

“Nuk do t’i flasim më atij. Zgjodhi atë (Donën), le të mbajë atë. Ai ka frikë se unë do ta lë më baltë dhe s’do bëhem çift me të”, i thotë Armela, Xhenit, pasi kjo e fundit i ka treguar ato që i kishte thënë Damiano.

Por për vajzat as Dona nuk do të jetë e gatshme për Daminon, pasi ajo pëlqen Musën, duke lënë kështu si alternativë të vetme Kleodianën.