Armela është rritur pa pasur përkrah një prej personave më të rëndësishëm që duhet të ketë një familje, babain e saj. Ajo ka treguar se babain e saj e ka takuar për herë të parë në një moshë të rritur.

“Shikoja fëmijët e tjerë që kishin babin, mendoja që disa e kanë, disa jo dhe kaq. Nuk kisha guxim të pyesja mamin. Nuk e dënoj, e respektoj mendimin e tij. Pasi e kam takuar ka thënë që është përpjekur të më takojë”, tregon ajo.

Kur Arbana e pyet se nëse mendon qe raporti mund të rikuperohet, Armela përgjigjet se: Siç e thashë, e dua shumë. Por nuk e shoh si babi. I them babi, e kam xhan. Unë jam plotësuar si person”.

Edhe pse nuk është gjendur në të shkuarën, babai i saj, ka një mesazh për Armelën

“Armela është e fortë shumë. Ka qenë një moment i vështirë kur ja paraqita tim biri që kishte një motër. E priti shumë mirë.Ngjajnë shumë. Kjo më kënaq”, thotë ndër të tjera ai.

“Jemi shumë të ngjashëm, e kam përzemër. Shpresoj të më kuptojë për ato që them. Ne do ecim përpara do afrohemi”, shprehet Armela pasi ka parë videomesazhin nga i ati.