Armela i është shprehur Damianos se ajo e pëlqen Egnajtin, por është e pavendosur për të.

“Kur njerëzit të shohin atë që kam thënë unë për mashkullin ideal e kuptojnë se Egnajti i afrohet. Unë e kam qejf Egin, por nuk e di…”, thotë ajo.

Por Damiano reagon dhe i thënë Armelës se ajo nuk bën si çift me Egnajtin. “Ti me të nuk shkon, edhe nga tiparet nuk përputheni, me mua hajde më”, i thotë Damiano.

Ai i thotë se Egnajti ka frikë të hapë debate. “Kam dashur të të them të hapësh një debat me Egnajtin dhe ta shikoj se si do të plasi”, i ka thënë Armela.

Më tej, Damiano i thotë Armelës se mendon se në finale të këtij edicioni mund të shkojnë edhe dy shokë.