Olsi dhe Danjeli të bindur se ishin vetëm në tualet komentuan shumë veprimet e gabuara të Musës si lider dhe për “lojë të pistë” disa lojtarë të tjerë, duke nënkuptuar këtu edhe Damianon, por ata nuk e dinin se aty pranë ishte edhe Armela, e cila duket se ka dëgjuar gjithçka.

Disa minuta pasi ka shkuar në shtrat, Armela i ka treguar Damianos ato që dëgjoj nga dy djemtë e tjerë, kryesisht për frazën e Danjelit se në shtëpi ka persona që rrinë me laps e me letër gjithë javën dhe shkruajnë një fjali që ta përdorin për të shtunën.

E sëbashku me Lupçen e Katerinën ata kanë shkuar në dhomën e liderit, ku ndodhen edhe Musa me Donën, ku kanë filluar të tallen me këtë përcaktim.

“Do marrim një letër edhe një laps të shkruajmë çfarë do themi”, thotë Damiano pasi ka hyrë në dhomën e liderit.
Ndërsa Armela “justifikohet” se ata e dinin se unë isha aty dhe po bërtisnin.