Armela puthje për Liridonin

Loja e Armelës mbetet e paqartë, ajo herë-herë shprehet se do të fusë Liridonin në kurth, por në disa momente të tjera duket se i pëlqen djali nga Prishtina.

“Garda e vjetër” e beqarëve në shtëpinë e Big Brother thuajse e kanë zgjidhur edhe “misterin” e çifteve të reja që do të formohen. Ervini dhe Sidrita e vulosën marrëdhënien e tyre me puthje, Benardi dhe Xheni prej kohësh flirtojnë me njëri-tjetrin, ndërsa ata që ende nuk i kanë ndarë gjerat janë Armela dhe Liridoni.

Mbetet për t’u parë në ditët në vijim, nëse ata do të afrohen me njëri-tjetrin, apo do të shkojnë drejt prurjeve të reja.

Megjithatë Armela i ka dërguar një puthje Liridonit ndërsa është shtrirë në krevat. Ajo herë pas here pyet Sidritën se çfarë po bën Liridoni dhe se a po e shesh ai, atë.

Por sado që ata të afrohen me njëri-tjetrin, apo me konkurrentët e tjerë, në fund të fundit do të jetë publiku ai që do të vendosë se si do të formohen çiftet e reja.