Pasi është këshilluar më herët me Damianon, Armela është veçuar me Olsin dhe i ka folur rreth shakave që ai bën me të, banale sipas saj, dhe si kërkon të mos i bëjë me sepse duken keq.

Ajo ia kërkon këtë sepse nuk do që të dalin klipe si ai i të shtunës së kaluar dhe nuk do që Damiano të ndjehet keq duke pasur parasysh edhe marrëdhënien mes tyre.

Olsi i thotë se nuk ka pasur asnjë tendencë, por bën shaka si me të gjithë, por edhe pse i thotë se ka të drejtë e ngacmon sërish duke i thënë ku do takohemi nesër.

Por Armela, serioze, siç edhe e këshilloi Damiano, i thotë se është mirë që mes tyre të mos ketë shumë konfidenca.