Damiano dhe Armela bisedojnë në lidhje me marrëdhënien në çift të Olsit dhe Fiorentinës, duke dalë në përfundimin se ai sillet shumë keq me partneren e tij.

Damiano shprehet se Olsi nuk e pëlqen Fiorentinën dhe kjo është e dukshme thotë ai. “Ndoshta ai me të vërtetë mund të më pëlqejë mua, por nuk ka se çfarë të bëjë”, thotë Armela.

“Ai e bën për lojë, përdor dhe atë dhe ty në këtë rast”, thotë Damiano.

“Ai e shpreh edhe mos pëlqimin ndaj saj. Shpesh Olsi i këndon Fiorentinës dhe më shikon mua nga ana tjetër. Është i paparë fare, është i lezeçëm. Ai harron se për çfarë ka ardhur këtu”, thotë Armela.