Në takimin që pati me Liridonin, teksa ishin duke folur për dy vajzat që u futën në shtëpi të shtunën e kaluar, Armela thotë se atë e kanë frikë të gjithë.

“Musa më tha se djemtë nuk të afrohen se të kanë frikë. Por kur mua më kanë frikë djemtë, imagjino çfarë duhet të kenë vajzat”, thotë Armela.

Ajo tregon më pas nga biseda që kishte pasur me Musën, i cili i tha se është e zgjuar dhe që do të ecë në këtë lojë.” Më vjen për të qeshur kur më thonë vajzat se kam për të dalë të shtunën”.