Armela e Xheni janë përballur me Kleodianën duke diskutuar në lidhje me përshtypjet e para që ato kanë pasur mbi njëra-tjetrën.

“Ne ju kemi respektuar. Që në fillim që keni ardhur, unë i thash Donës që mund të marrë ç’të dojë nga gjërat e mia. Megjithëse unë e kam shumë problem nëse mi prekin gjërat e mia dhe këtë Xheni e di shumë mirë”, i thotë Armela Kleodianës.

Ndërkohë, Kleodiana i thotë se ja ka shprehur ata që ka menduar dy ditët e para për to. “Mendimi im mund të ndryshoj në vazhdim, por atë përshtypje që kam krijuar ju a kam thënë juve, por e kam thënë edhe në dhomën e rrëfimit, të cilën edhe do ta shihni. Unë për Armelën kam thënë që është mendjemadhe”, i thotë Kleodiana.

Por Armela reagon duke i thënë se mendjemadhe edhe mund ta pranojë, por asnjëherë arrogante, pasi sipas saj ajo nuk mund ta njohë atë vetëm brenda dy ditëve dhe të arrijë të nxjerrë këto përfundime.