Armela ndodhet bashkë me dy vajzat e tjera brune në tualet, e pasi ka parë afrimitetin e Damianos me Donjetën, ka thurur edhe një plan për të futur në kurth këtë të fundit në mënyrë që të bëjë për vete djalin me pasaportë suedeze. Plan të cilin ua ka shpjeguar Sidritës dhe Xhenit.

Duke besuar se Damiano po interesohet për të gjatë bisedave me Donjetën, plani i Armelës është i thurur deri më detaje.
“Ajo do të vijë tek unë dhe do të më thotë për Damianon, unë do i them që e kam pëlqyer, por duke parë se ai u afrua fillimisht me Sidritën u tërhoqa”, u thotë Armela vajzave, duke shtuar se “në këtë mënyrë ai bën lojën tonë”.

Ajo më pas nxjerr Xhenin nga tualeti dhe i thotë më prit tek lavamani, me idenë që të shkonte e veshur vetëm me të brendshme në dhomë, që ta shihte Damiano. Por Xheni si një vajzë e padjallëzuar, i thotë që të vishet para se të vijë. Një koment që ka vënë në vështirësi Armelën, e cila ia shpreh edhe Sidritës. “Si të dal unë tani, ajo më tha edhe vishu”.

“Kjo të shkri. Është tamam e pafajshme”, shprehet Sidrita për Xhenin.
Por pavarësisht kësaj , Armela shkon në dhomë ku e priste Xheni vetëm me të brendshme.

Një plan i thurur mjaft mirë, por ka një problem, të cilin Armela nuk është në dijeni. Damiano nuk është i interesuar për Armelën, por për Xhenin.

Gjithsesi i mbetet publikut atij që do të vendosë se kush do të bëhet çift.