Armela i ka thënë Donës se e ka parë shumë ndryshe nga java e dytë.

“Të kam parë shumë pozitive këto kohë. Ndoshta Musa të ka ndryshuar. Kur unë them kështu është që ke bërë një zgjedhje të mirë”, i thotë Armela.

Ndërsa Dona i thotë se ato kanë hedhur kunja gjatë gjithë kohës ndaj saj se dhe pavarësisht atyre ajo nuk ka rënë pre.

Armela më pas i kërkon falje. “Ndoshta kam bërë gabim që i kam kërkuar falje vetëm Klodit, të kërkoj tani”, i thotë Armela, ndërsa Dona thotë se e pranon ndjesën e gjithkujt.