Armela: Hyj për të fituar. S’kam humbur ndonjëherë

Pas Fiorentinës dhe Olsit është radha e Armelës. Vajza nga Tirana ka jetuar gjithnjë me të ëmën dhe lidhja mes tyre është shumë e fortë.

Asaj i pëlqen shumë modelingu dhe ka luajtur volejboll. Studion për “Marrëdhënie Ndërkombëtare” dhe ka një vëlla nga babi, të cilin e do shumë.

“Big Brother” e shikon si mundësi për t’u bërë e njohur dhe si trampolinë për të hyrë në botën e televizionit dhe nuk fsheh ambicien që ka.

“Dua të fitoj këtë big Brother sepse jam tip elastik dhe jam përballur me shumë gjëra në jetë. Në çdo konkurs ku kam marrë pjesë kam fituar dhe s’ka pse të ndodhë ndryshe këtë herë”, tha ajo.