Ndërsa ditët kalojnë mbetet ende e paqartë se kush pëlqen kë dhe cilat do të jenë çiftet e reja.

Edhe pse do të jenë votat e publikut ato që do të përcaktojnë se kush do jenë çiftet e reja, deri më sot perceptohet se për 3 djem, Liridon-Damiano-Egnajt janë vetëm dy vajza, Kleodiana dhe Armela.

Kjo e fundit duket se e ka kuptuar këtë situatë dhe përpiqet të sqarojë pozicionin e saj përballë Egnajtit, duke eliminuar çdo dyshim që ai mund të kishte mes saj dhe Liridonit.

“Nuk ia kam kthyer ndonjëherë pëlqimin, edhe pse më ka qejf. Nuk i kam dhënë ndonjë shenjë”, shprehet Armela.

Pasi dëgjon këto fjalë, Egnajti merr situatën në dorë dhe hidhet në sulm. “Të pyeta sepse e kam parë që ai të pëlqen shumë ty. Ngaqë dhe unë kisha interes për ty dhe më dukej sikur po futesha mes jush”, thotë ai.