Armela: Donjeta-Fotini u zunë për një çun

Armela nuk e beson Kleodianën kur i thotë se nuk do ta nominojë në spektaklin e së shtunës.

Ajo si shembull i solli rastin e Donjetës me Fotininë, që sipas saj u zunë për një djalë (Danjelin) në javën e parë të Big Brotherit.

“Ishin dy vajza këtu javën e parë dhe u zunë për një çun. Unë prisja që të nominonte atë ajo, jo mua dhe në fund ikën që të dyja”, i thotë Armela.

Armela shprehet e bindur se nuk do të dalë për një apo dy javë nga shtëpia.