Pasi u sqaruan në lidhje me debatet e fundit, Damiano dhe Armela folën më shumë se asnjëherë më parë mbi marrëdhënien e tyre.

“Pëlqimi ndaj nesh, sikur nuk funksionon të paktën nga ana jote. Nuk e di këtë e shikoj edhe në darkë me zor më përqafon, me zor vjen të rrish me mua. Nëse i shikon të gjithë këta rrinë me njëri-tjetrin, janë bashkë. Unë ndjehem i vetmuar”, thotë Damiano.

“Nuk është nevoja që të them unë hajde. Pse Katerina i thotë Lupçes, ajo shkon në banjo dhe ai shkon pas saj. Ajo nuk e thërret. Ti sikur ke frikë nga unë”, shprehet Armela.

“Vërtet kam fruikë nga ty. Më duket sikur do të më refuzosh gjithmonë sepse e ke bërë.”, i thotë Damiano, por Armela nuk e pranon dhe i thotë se ashtu i është dukur atij.

“Pëlqimi nuk është vetëm të puthesh në buzë është edhe balli, është edhe qafa, janë edhe duart. Unë të puth duart. A je në terezi ti. Kujt mashkulli i kam puthur duart unë?! Atëherë çfarë janë këto?”, i thotë Armela partnerit të saj, duke folur më shumë se asnjëherë më parë për marrëdhënien e tyre.