Mbyllja sërish e xhamit dhe ndarja nga djemtë, nuk i ka vënë aspak në qetësi vajzat, madje diskutimet kanë nisur menjëherë dhe për kë tjetër përveç djemve.

Damiano djali për të cilën ato folën gjatë, duke dhënë mendimet e tyre rreth tij, por edhe duke i thënë njëra tjetrës fjalët që kishin dëgjuar nga ai.

Kleodiana thotë se Damiano i ka thënë asaj, por edhe Donës, se ndjenë për Xhenin, por Armela reagon menjëherë dhe thotë se ai i flet me të gjithë të njëjtat gjëra, pasi nuk do të dalë mashtrues.

Xheni i thotë vajzave se Damiano i ishte shprehur asaj se të dy mund të shkonin deri në finale, duke parë karakterin e Xhenit.

“Një person që të do nuk mund ta përmendi lojën”, tha Xheni, ajo i kërkoi edhe vajzave të tjera që të mos e besojnë. “Një person që është i drejtë dhe i sinqertë, nuk ka pse të na e thotë këtë gjë, por ai e bëri”, tha Xheni.

Ai është shumë i zoti me fjalët, por këtu nuk mund t’i manipulojë të gjithë”, tha Armela.